Këngëtari Labinot Tahiri e ka vizituar një të moshuar për të cilën dje ka shkruar në Facebook se do ta ndihmojë.
Bëhet fjalë për një të moshuar që, sipas Tahirit, jeton e vetme, ndonëse vizitohet e ndihmohet nga familja e saj e gjerë.
Tahiri përmes një postimi në Facebook ka shkruar gjatë fundjavës se fondacioni i tij do t’i sigurojë asaj një pension prej 200 eurove çdo muaj.
Këngëtari ka njoftuar sot përmes një videoje nga shtëpia e gruas se i ka siguruar mjetet për t’ia dhënë asaj një pension mujor të veçantë, përpos atij që shteti ua jep të moshuarve në Kosovë.