0.9 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Isa Mustafa: Unë e përjetova Covidin, institucionet s’mund të na mbrojnë, të bëhemi mjekë e policë të vetëvetes

Rekomandime

Kreu i LDK’së, Isa Mustafa ka shkruar pas rritjes së numrit të rasteve të konfirmuar me COVID 19 në Kosovë, raporton Gazeta Express.

- Advertisement -

Në një shkrim në Facebook, Mustafa ka thënë se e ka brengosur rritja e numrit të rasteve të infektuar me koronavirus.

Ai ka apeluar për kujdes maksimal, duke shtuar se duhet që të hiqet dorë nga ahengjet, dasmat, protestat, tubimet e pushimet.

“Mos të presim që Qeveria, Ministria e shëndetësisë, institucionet Shëndetësisë, policia, inspektorët mund të na mbrojnë nga kjo pandemi, në qoftëse nuk respektojmë rend dhe rregulla. As vendet më të fuqishme nuk po e arrijmë këtë. Ne duhet të bëhemi policë të vetëvetes, mjekë të vetëvetes. Mund të mbrohemi vet, nëse tregojmë kujdes dhe respektojmë rekomandimet e institucioneve shëndetësore dhe rregullat e Qeverisë”, ka thënë ai.

- Advertisement -

Mustafa shton se vetë është trajtuar në shtëpi pas konfirmimit se është infektuar me virus.

“Unë u trajtova në shtëpi, respektova dhe po respektoj në mënyre absolute rekomandimet dhe udhëzimet e mjekëve tanë. Nuk ishte e lehtë.

- Advertisement -

Është kjo luftë për të shpëtuar jetën tonë dhe të tjerëve. Duhet gjithë ne të vetëdijesohemi se nëse nuk e marrim seriozisht këtë pandemi atëherë neglizhojmë jetën tonë dhe të atyre me të cilët komunikojmë”, ka shtuar kreu i LDK’së.

“Apeloj qe institucionet shëndetësore të japin sa më shumë informata për qytetarët, që mediat ta kenë prioritet absolut mbrojtjen nga Covid-19 dhe që gjithë ne të mos bëjmë luftë politike por të ndërtojmë kulturë dhe ndërgjegje të respektimit të masave.

Të ndihmojmë dhe të përkrahim punonjësit shëndetësorë dhe SHSKUK që të organizojë hapësirë për të sëmurit në tërë Kosovën. Të ndajmë edhe euron e fundit për shëndetin”, tha Mustafa.

Miq të nderuarMë brengosi sot numri i të infektuarëve prej 276 me Covid-19. E përjetova keto ditë Covidin dhe e shoh…

Gepostet von Isa Mustafa am Montag, 27. Juli 2020

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit