2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Zemaj publikon pamje rrëqethëse nga Infektiva ku po trajtohen të infektuarit me COVID-19

Rekomandime

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka shpërndarë në profilin e tij në Facebook një video 3-minutëshe nga Klinika Infektive në QKUK, ku po trajtohen të prekurit me COVID-19.

- Advertisement -

Në pamjet e publikuara, shihet se Klinika është e mbingarkuar me pacientë, stafi shëndetësor është i stërlodhur, ndërsa pacientët në gjendje të rëndë rrëfejnë për përvojat e tyre me virusin.

Kujtojmë se, deri tani në Kosovë janë konfirmuar gjithsej 7 mijë e 846 raste nga 35 mijë e 570 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 196 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 4 mijë e 267 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3 mijë e 383.

- Advertisement -

Më poshtë gjeni videon e plotë të shpërndarë nga ministri Zemaj.

Pamje nga Klinika Infektive në QKUK!#mosushliro

Gepostet von Armend Zemaj am Mittwoch, 29. Juli 2020

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit