Adelina Ismaili e festoi Kurban Bajramin bashkë me babanë e saj.
Adelina Ismaili ditën e sotme festoi pranë më të dashurve të saj, ndërsa nuk mungoi as babai, Rexhep Ismaili, shkruan lajmi.net.
Madje, ishte pikërisht babai i saj ai që publikoi disa fotografi, duke treguar se festoi pranë gruas, vajzave, e nipit.
“Për Bajram krejt bashkë”, ka shkruar ai sipër këtyre fotografive, ku shihet se e gjithë familja po kalonin momente të bukura bashkë.
Të njëjtën fotografi e postoi edhe Adelina, ku shkruan “Me fat Bajramin!”.