Sot gjatë pjesës së parë të ditës në Kosovë mbretëroi mot i nxehtë me temperatura të larta.
Ndërkohë gjatë pasdites pati reshje, e ku si zakonisht, pas temperaturave të nxehta, reshjet shoqërohen edhe me breshër.
- Advertisement -
Gjatë motit të ligë që mbretëroi gjatë pasdites, Prishtina Weather shkruan në Facebook se gjatë reshjeve, sot mbrëmja shfaqi spektakël të rrufeve në qiellin e Prishtinës.
Gjithashtu në disa fshatra të Drenasit, u raportua për dëme që ka shkaktuar breshëri.
- Advertisement -