3.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Kjo video në gjuhën shqipe tregon se si bëhet testi i COVID-19

Rekomandime

Në dhjetor 2019, autoritetet kineze njoftuan botën se një virus po shpërndahej në komunitetet e tyre.

Në muajt në vijim, ky virus u shpërnda në shtetet tjera me dyfishim të rasteve brenda ditëve, njofton Korrespodenti.

- Advertisement -

COVID – 19 është sëmundje e shkaktuar nga SARS – CoV-2, nga familja koronavirusve, fillimisht zbuluar në Kinë në dhjetor të vitit 2019.

Virusi është shkaktar i sëmundjes respiratore akute. Transmetimi nga personi në person është i mundshëm, përmes prekjes dhe spërkatave të imëta të shkaktuara përmes teshtimës, kollës dhe të ngjashme.

Kur një person është i infektuar me COVID-19, simptomat më të zakonshme përfshijnë: ethe, kollë dhe gulçim.

- Advertisement -

Për të bërë testin për këtë virus, mostrat duhet të mblidhen nga një shtupë Nazofaringeale apo orofaringjike.

Për ekzemplacionin nazofaringeale shtupa futet në hundë dhe shkohet butësisht përpara në nazofaringë, atëherë ajo rrotullohet për një periudhë të caktuar për të mbledhur sekrecione që përmbajnë virusin.

- Advertisement -

Kjo duhet të bëhet nga një staf mirë të trajnuar, Duke pasur duhet kujdes maksimal.

Pasi të bëhet aplikimi i saj, shtupa vendoset menjëherë në tubë sterile.

Metoda standarde e testimit të Koronavirusit është “Reagimi i Zinxhirit Polimerazë” (Polymerase Chain Reaction) e njohur si “PCR”, e cila është një metodë që përdoret gjerësisht në biologjinë molekulare për të bërë miliona deri në miliarda kopje të një fragmenti specifik të ADN-së me shpejtësi.

Kjo metodë për testimin e pacientëve për COVID-19 përdoren edhe në Kosovë? Koronavirusi përmban gjenome të ARN-së.

ARN është gjenom i ngjashme me ADN-në, por se ka vetëm një fije, ndërsa ADN-ja është me dy fije.

Për të zbuluar këto viruse me PCR test, molekulat e ARN-së duhet të shndërrohen në sekuencat e tyre plotësuese të ADN-së me transkriptazë të kundërt.

Atëherë ADN-ja e sintetizuar rishtazi mund të amplifikohet me procedura standarde të PCR test.

Kjo qasje njihet botërisht si Real Time – PCR. (RT-PCR)

ADN-ja e sintetizuara rishtazi futet në makinën e posaçme që ngritë dhe ulë temperaturat për të shkaktuar reaksione specifike kimike, duke krijuar kopje të reja identike të shumta të fijes së ADN-së me qëllim zbulimin e virusit.

Ndërsa ndërtohen kopje të reja të seksioneve të ADN-së virale, ato futën në makinën e cila shfaqë rezultatet në kohë reale në ekranin e kompjuterit.

Rezultatet që shfaqen në ekran tregojnë dy kontrolle: Kontrollin negativ dhe Kontrollin pozitiv.

Kur nivelet e kontrollit kalojnë një prag të caktuar në tabelën e kontrollit që shfaqen në ekran, e konfirmon që virusi COVID-19 është i pranishëm në trupin e pacientit.
Pra, shembulli i shfaqur në ekran në videon e më poshtme, është: POZITIV!

Ju kujtojmë se metoda e testit RT-PCR mund t’ju tregojë nëse keni virusin COVID-19 tani, por jo nëse e keni pasur atë në të kaluarën.

Ky lloj testi zakonisht i jep rezultatet prej 4 – 6 orë.

Vlen të përmendet se testimi RT-PCR është shumë i ndërlikuar – dhe i kushtueshëm.

Jo të gjitha institucionet e kujdesit shëndetësor e kanë mundësinë ta kryejnë këtë test.

Më poshtë ju ftojmë ta shikoni videon të përgaditur nga Korrespodenti, ku tregohen më në detaje si bëhet testi i COVID-19 më metodën RT-PCR./Korrespondenti

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit