1.1 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

​Policia nuk raporton asnjë rast për mbledhjen e qytetarëve në Prizren

Rekomandime

Policia e Kosovë nuk ka iniciuar asnjë rast sa I përket fluksit të madh të qytetarëve të cilit janë mbledhur mbrëmë në Abi Çarshia në Prizren, për çka ka reaguar edhe kryeministri Avdullah Hoti.

- Advertisement -

“Mbrëmë ka pasur grumbullim të madh të qytetarëve në disa qendra, që është në kundërshtim me masat e ndërmarra nga Qeveria, të rekomanduara nga IKSHP dhe profesionistët shëndetësorë. Në gjithë atë masë të njerëzve është e sigurt se ka pasur të prekur me COVID-19, që mund të jenë pa simptoma. Kushdo që ka qenë prezent aty, me gjasë e ka marrë virusin. Kjo nënkupton se në dy javët në vijim, qindra qytetarë që do të kërkojnë trajtim në spitale nga po të njëjtit mjekë, këshillat e të cilëve nuk po i respektojnë”, ka shkruar Hoti.

Derisa mbrëmë në Abi Çarshia nuk është respektuar distanca, në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës nuk njoftohet për inicimin e ndonjë rasti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit