11.7 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Pacientë me COVID në katin e 2-të, prishet ashensori në Klinikën e Pulmologjisë

Rekomandime

Në Klinikën e Pulmologjisë në QKUK është prishur ashensori. Një defekt i tillë ka vështirësuar edhe transportimin e bombolave të oksigjenit për në katin e dytë ku edhe po trajtohen pacientë të infektuar me COVID-19.

- Advertisement -

Një prishje e tillë e ashensorit duket të jetë shkaktuar nga peshat e rënda të bombolave të oksigjenit të cilat barten në mënyrë të vazhdueshme.

Lexo Edhe:Diaspora dërgon më shumë para gjatë pandemisë, vetëm në maj mbi 100 milionë euro

Në Klinikën e Pulmologjisë sipas të dhënave të sotme të SHSKUK-së janë të shtrirë gjithesejtë 94 pacientë, 2 janë duke u trajtuar me CPAP dhe 84 me oksigjenoterapi.

- Advertisement -

Megjithatë kjo nuk është hera e parë që është prishur ashensori në këtë klinikë.

Sipas burimeve të Gazetës Express kohë më parë ishte planifikuar që të ndërrohej plotësisht./GazetaExpress

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit