2.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Bashkëpunëtori i Lavrovit alarmon Serbisë : Ja çfarë dëshiron Amerika në Kosovë

Rekomandime

Aleksej Zajcev, bashkëpunëtori i afërt i shefit të diplomacisë ruse Sergej Lavrov, ka thënë se “ShBA me plan po armatos shtetin e rrejshëm të Kosovës, që ta përgatis për konflikt të hapur me Serbinë”, shkruan “Alo”.

Amerikanët e fuqishëm me plan dhe në mënyrë sistematike po armatosin Kosovën duke shkel përpjekjet ndërkombëtare për të siguruar paqe të qëndrueshme në Ballkan, për çka Rusia është shumë e shqetësuar ka thënë Zajcev!

- Advertisement -

Kjo vërejtje vjen nga Zajcev që kryen punën e ndihmë zëdhënësit të ministrisë së jashtme ruse dhe bashkëpunëtor i Lavrovit “Moska me keqardhje të madhe dhe shqetësim po përcjell informatën për dërgesat amerikane të teknikës ushtarake në Prishtinë, që ka pranuar 42 “hamer” të automjeteve të blinduara!

Zyrtarët rus nënvizojnë se ShBA hapur punon në dëm të përpjekjeve ndërkombëtare që janë të drejtuara për sigurimin e paqes edhe stabilitetit në Ballkan.

Hoti në gusht takohet në ShBA me Pompeo dhe Palmerin?

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës Abdullah Hoti në gusht do të udhëtoj për në ShBA, ku do të takohet me zyrtarët e lartë të Departamentit të Shtetit Majk Pompeo dhe Metju Palmer.

Po ashtu nga mediat mësohet se zyrtari i Departamentit të Shtetit Filip Riker “në mënyrë intensive komunikon rreth dialogut “ gjë që është konfirmuar edhe nga kabineti i Hotit.

- Advertisement -

“Përpjekjet e këtilla nuk janë harmoni me armatosjen e të vetëshpallurës ‘Republikë e Kosovës’, ideja amerikane për të militarizuar shqiptarët dhe formojnë ‘ushtrinë’ , është shkelje e rezolutës 1244 të OKB-së, ku parashikohet shpërndarja e formacioneve ushtarake të shqiptarëve dhe ku misioni ndërkombëtar ushtarak i vetëm është KFOR. Ftojmë të gjithë që mos të lejohet rritja e potencialit për konflikt” tha Zajcev.

Ushtria e Kosovës

Duke komentuar këto qëndrime dekani i Fakultetit të Sigurisë Miroslav Bjegoviç tha se nuk është sekret se ‘Kosova’ është projekt amerikan dhe se amerikanët këtë e bën nën kupolën e akteve terroriste të UÇK-së.

“Amerika ka nevojë për një territor të tillë në Ballkan,m ku do ketë bazat amerikane që do i shërbejnë për punë të ndotura dhe transit të drogës në Evropë. Armatimi dhe pajsija e “Ushtrisë së Kosovës” do i shërbej për këto qëllime si ushtria kolumbiane. Në këtë mënyrë NATO dhe ShBA realizojnë fuqinë e tyre ushtarake ndaj Rusisë dhe këtë e kanë të qartë të gjithë” tha ai.

Armet si dhuratë

Ish-koloneli i Shërbimit Sekret ushtarak (KOS) Ljuban Karan thotë se SHBA dhe Gjermania në mënyrë të paligjshme po e mbushin me donacione “ushtrinë e shtetit të rrejshëm’.

“Nuk është problem vetëm njohja formale e ‘Kosovës’, por fakti se këtë kuazi-shtet gjatë dorëzimit e shitjes së armëve e trajtojnë si anëtare të NATO-së. Po ashtu mbahen trajnime për ‘ushtarët’ e Kosovës për specializime fluturuese, armatim të rëndë duke na treguar se po përgatitet dërgim i aeroplanëve dhe armatimit të rëndë. E gjithë kjo nuk mund të kuptohet ndryshe po përgatitje për zgjidhje ushtarake të çështjes së Kosovës. Duket sikur as faktorët kyç perëndimor nuk besojnë në suksesin e bisedimeve që kanë vendosur vetë” tha Karan.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit