IKSHPK, përmes një postimi të bërë në faqen zyrtare FB ka reaguar, duke i quajtur dezinformata, lajmet ku shkruhej për mosrespektim të rekomandimeve të masave anti-COVID.
Në këtë reagim thuhet se virusi është kudo dhe nuk e zgjedh askënd, derisa gjithkush ka të drejtë të infektohet.
E fjalia “Gjithkush ka të drejtë të infektohet”, tashmë po merr kritika të shumta.
Një ironizim më këtë reagim të IKSHPK-së, ka bërë edhe deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj, madje në adresë të Ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj.
Ky është statusi i deputetit: