Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj ka njoftuar se është infektuar me Coronavirus, shkruan Kosova ime.
Selmanaj në testin që e ka bërë dje, ka treguar se ka dalë pozitiv me Covid-19.
Ai ka bërë të ditur se është asimptomatik, derisa ka thënë se duke respektuar udhëzimet do të qëndrojë, për vetizolim për dy javë.
“Dje e kam bërë testin për covid-19 dhe sot më njoftuan që kam rezultuar pozitiv. Specialistët shëndetësor po më thonë që jam a-simptomatik. Nga momenti i testimit jam izoluar dhe kështu jam i detyruar të qëndroj edhe për dy javët e ardhshme.
Do përpiqem që të gjitha obligimet e punës ti kryej nga shtëpia”, ka shkruar ai.
Kujtojmë se pas konfirmimit me Covid-19 të shefit të ekzekutivit, Avdullah Hoti, një pjesë e madhe e kabinetit qeveritar është duke qëndruar në vetizolim. /kosovaime.tv