2.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Ambasada e Kosovës në Gjermani: 608 kosovarë të infektuar me COVID19 kanë ardhur në Gjermani

Rekomandime

Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani ka bërë të ditur se për një muaj në territorin e Gjermanisë kanë ardhur 608 kosovarë të infektuar me COVID19, shkruan IndeksOnline.

- Advertisement -

Sipas njoftimit, këta shtetas, me shtëtësi të Kosovës, të dyfshitë dhe atë të Gjermanisë, vendlindje paraqesin numrin më të lartë të të infektuarve që janë kthyer në Gjermani pas pushimeve.

Në njoftim apelohet që qytetarët të cilët i kryejnë pushimet në Kosovë të kenë kujdes të shtuar dhe të bëjnë testet sapo të futen në territorin e Gjermanisë.

Njoftimi:

- Advertisement -

Të dashur Bashkatdhetarë!

Në bazë të numrave të fundit të hartuar nga Robert Koch Institut, në katër javët e kaluara në territorin e Gjermanisë nga Kosova kanë ardhur 608 persona të infektuar me COVID 19. Të gjithë këta shtetas tanë (me shtetësi të Kosovës, me shtetësi të dyfishtë apo me shtetësi të Gjermanisë) që kanë qëndruar në vendlindje paraqesin numrin më të lartë të të infektuarve që janë kthyer në Gjermani pas pushimeve. (Pasuar nga Serbia me 227 persona, Turqia 166, Bosnja e Herecegovina 105 etj.).

- Advertisement -

Ju lutemi të bëni kujdes gjatë pushimeve në Kosovë dhe të zbatoni udhëzimet e Institut Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Apelojmë pokështu që posa të futeni në territorin e Gjermanisë të bëni testet- në aeroporte dhe vendbanimet ku jetoni. Përndryshe do të ballafaqoheni me masa të ashpra nga autoritetet gjermane.

Ruajeni veten dhe të afërmit tuaj: Distancë, Maskë, Higjienë!

Me respekt,

Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit