Banorëve të kësaj komune në Kosovë u “zbardhohen” oborret

0
210

Gjatë ditës së sotme thuajse në të gjithë vendin po mban mot i vranët me reshje shiu si dhe breshëri.

Në shumë komuna ka rënë sasi e madhe e shiut, ndërsa në Deçan edhe breshër.

Banorët e kësaj komune janë zgjuar me pamje të “zbardhuara” të oborreve të tyre nga breshëri.

Kjo mund të shihet edhe në fotografitë më poshtë.

Ndryshe, reshjet e shiut dhe breshërit në vend pritet të vazhdojnë edhe gjatë dy ditëve në vijim.