8.2 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Specialja publikon Raportin e 2019-ës, tregon se i kanë bërë gati edhe burgjet

Rekomandime

Para pak ditësh, Dhomat e Specializuara të Kosovës, në faqen zyrtare kanë publikuar një raport në të cilin kanë dhënë detaje të punëve e aktiviteteve që kanë bërë përgjatë vitit të kaluar.

Në këtë dokument thuhet se në vitin 2019 prokurorët e Prokurorisë Speciale dhe hetuesit kanë intervistuar viktima, dëshmitarë dhe të dyshuar në Kosovë, rajon, Holandë e vende të treta.

- Advertisement -

Gjithashtu kanë treguar se gjatë tetorit të vitit 2019 kanë arritur një marrëveshje me Shërbimin Holandez të Burgjeve me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Holandës rreth përgatitjeve për qendrën e paraburgimit.

Në tetor, është arritur një marrëveshje me Shërbimin Holandez të Burgjeve dhe me Ministrinë e Punëve të Jashtme për përgatitjen e objektit të ndalimit. Në fund të vitit 2019, është përfunduar edhe përzgjedhja e oficerëve të paraburgimit”, thuhet në raport.

Gjithashtu thuhet se janë përgatitur edhe rregullat e ndalimit dhe janë caktuar gjithashtu edhe rregullat e trajtimit të personave që do të ndalohen.

- Advertisement -

Rregullat janë hartuar në përputhje me standardet e aplikueshme ndërkombëtare, përfshirë një pjesë të Rregullave Evropiane për të Burgosurit dhe Standardet e Kombeve të Bashkuara rreth rregullave minimale të trajtimit të të burgosurve që shpesh edhe u referohen si Rregullat e Nelson Mandelës”, specifikon Raporti, transmeton Expres.

Raporti gjithashtu përfshinë edhe një deklaratë të Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Jack Smith.

- Advertisement -

Smith thotë se Prokuroria Speciale e Hagës është institucion i pavarur dhe se nuk bën kalkulime politike.

Të gjitha vendimet për akuza do të jenë të bazuara vetëm në ligj dhe në fakte. Zyra e Prokurorit të Specializuar është një institucion i pavarur. Nuk bën kalkulime politike dhe kryen punën në mënyrë objektive, profesionale dhe paanshme”, ka thënë Smith.

Ai tutje ka thënë se fokusi kryesor i punës së Prokurorisë Speciale është mbajtja në përgjegjësi e individëve për krimet që provohen pas një dyshimi të bazuar.

Hetimi që unë drejtoj nuk është sfidim i ndonjë pjese të narrativës historike, por kërkon të mbajë përgjegjës individët për veprimet e tyre brenda periudhës që është në mandatin e Prokurorisë së Specializuar”, citohet Smith në këtë Raport.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit