-0.1 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

12 viktima nga COVID-19 në Kosovë, 197 të shëruar e 190 të infektuar

Rekomandime

12 viktima janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë nga COVID-19, bën të ditur IKSHPK, duke e çuar në 315 numrin e viktimave.

Derisa janë shëruar 197 persona, e janë infektuar edhe 190 të tjerë, transmeton KOHA.

- Advertisement -

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 443 mostra të marra nga SHSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 190 raste pozitive. Numri total i rasteve pozitive është 10.059 raste nga 40.184 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 315 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në njoftim.

Tutje bëhet e ditur se gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 197 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 5.677 raste, kurse numri i rasteve aktive është 4.067.

Rastet pozitive janë nga: Komuna Prishtinë 48 raste, komuna Mitrovicë 24 raste, komuna Podujevë 18 raste, komuna Gjakovë 14 raste, komuna Fushë Kosovë 13 raste, komuna Skenderaj 10 raste, komuna Ferizaj 7 raste, komuna Lipjan 7 raste, komuna Pejë 6 raste, komuna Vushtrri 6 raste, komuna Prizren 5 raste, komuna Suharekë 5 raste, komuna Deçan 4 raste, komuna Kaçanik 3 raste, komuna Obiliq 3 raste, komuna Shtime 3 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Zubin Potok 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Malishevë 2 raste dhe me nga një rast komunat Gjilan, Han i Elezit, Klinë dhe Rahovec.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit