Drita e madhe në finale, Shabani dhe Namani e mposhtin Interin

    0
    114

    Drita ka shënuar fitore të madhe ndaj Inter Escaldes me rezultat 2-1

    Kampionia e Kosovës ka fituar ndeshjen e parë të rundit parakualifikues në Ligën e Kampionëve,

    Drita e ka mposhtur skuadrën nga Andora, Inter Escaldes me rezultat 2-1.

    Golat për Dritën u shënuan nga Xhevdet Shabani dhe Hamdi Namani, derisa për Interin realizoi Eric Garcia.

    Pas kësaj fitore, Drita tani më 11 gusht do të luajë në finalen e rundit parakualifikues me Linfield.

    Në rast të fitores në këtë ndeshja, atëherë skuadra nga Gjilani do të jetë pjesë e rundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.