2.6 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Mësohet se sa do të kushtojë një vaksinë kundër Covid-19

Rekomandime

Kompania bioteknologjike amerikane, Moderna, ka njoftuar se është në bisedime me disa shtete për furnizimin me vaksinën eksperimentale kundër koronavirusit të ri SARS-CoV-2 që shkakton sëmundjen Covid-19, duke shtuar se tanimë ka pranuar rreth 400 milionë dollarë amerikanë për furnizimin e mundshëm.Çmimi i vaksinës së mundshme të Moderna është caktuar 32 $ – 37 $ për dozë për marrëveshje me vëllim të ultë.

- Advertisement -

Kandidati i kësaj kompanie është një prej të paktëve që është në fazën e fundit të testimit. Teksa prodhuesit farmaceutik po garojnë të zhvillojnë një vaksinë të sigurt dhe efektive kundër pandemisë që ka marrë më shumë se 700 mijë jetë në gjithë botën.

Javën e kaluar Moderna Inc. ka filluar fazën e fundit të provave klinike në 30 mijë njerëz për të demonstruar se kandidati për vaksinë ishte efektive dhe e sigurt, pengesa e fundit për të arritur miratim nga rregullatorët. Ata kanë thënë se do të jenë gati deri në fund të këtij viti.Kompania njoftoi muajin e kaluar se planifikon që të vendos çmimin që do të siguronte qasje të gjerë dhe se nuk kishte plane të kryente prova klinike të vaksinës jashtë SHBA-së.

“Derisa po përgatitemi fazën komerciale të kompanisë, ne e kuptojmë nevojën për çmim të arsyeshme në kohë pandemie”, tha drejtori ekzekutiv i kompanisë Stephane Bancel në një komunikatë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit