-1.5 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Gucati apel Hotit: Ndërprej bisedimet me Serbinë, ose do të përballesh me protesta të përditëshme

Rekomandime

I pari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati ka apeluar të kryeministri Hoti që ti ndërpret bisedimet me Serbinë, në të kundëtën do të përballet me protesta të përditëshme.

Ai thotë që arrestimet e fundit të veteranëve të UÇK-së sipas listës së re të Interpolit që i ka dërguar Serbia, është një dhunim dhe cenim i lirive dhe të drejtave të njeriut që po e bën Interpoli, por edhe organet e “drejtësisë” që e kanë miratuar këtë listë apriori pa kurrfarë baze, vetëm me kërkesë të Serbisë.

- Advertisement -

“Është tepruar loja më listat e UÇK-së në Interpol”, shprehet Gucati.

Postimi i plotë:

Arrestimet e pjesëtarëve të UÇK-së sipas listave të Interpolit, pjesë e skenarëve të shtetit serb

- Advertisement -

Shteti serb që nga viti 2002 i kishte përpiluar disa lista të pjestarëve të UÇK-së, të cilat me kerkesën e Serbisë kishin përfunduar në Interpol. Që nga kjo kohë, pjestarët e UÇK-së, janë malltretuar, janë ndaluar e keqtrajtuar nëpër kufi të shteteve të ndryshme të Evropës e më gjërë.

Këto veprime të Serbisë kanë qenë veprime të paligjëshme, arbitrare dhe kanë cenuar Kushtetuten dhe rendin e brendshëm të Shtetit të Kosovës.

- Advertisement -

Në emër të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, por edhe në emrin tim përsonal si kryetar i kësaj Organizate, i’u bëj me dije por edhe apeloj publikisht tek të gjitha organet e Kosovës, ato ndërkombëtare dhe strukturat e Interpolit dhe Eulex-it; mos luani më, me dinjitetin, lirinë dhe të drejtat njerëzore të Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

Është tepruar me degradimin e kësaj shtrese të shoqërisë, bëjë apel tek bota e qytetëruar, të ndalet ky represin kaq i egër dhe i njëanëshëm që po ndodhë tash e 20 vite.

Apeloj tek Kryeministri Hoti, që ti ndërpret bisedimet me Serbinë, ose do të përballet më protesta të përditëshme.

Arrestimet e fundit të veteranëve të UÇK-së sipas listës së re të Interpolit që i ka dërguar Serbia, është një dhunim dhe cenim i lirive dhe të drejtave të njeriut që po e bën Interpoli, por edhe organet e “drejtësisë” që e kanë miratuar këtë listë apriori pa kurrfarë baze, vetëm me kërkesë të Serbisë.

Është tepruar loja më listat e UÇK-së në Interpol. Është shkelje e pa presedan nga Bashkësia Ndërkombëtare qe i ka lejuar Interpolitit një veprim kaq të padrejt ndaj pjestarëve të UÇK-së. Edhe sa falsifikime e akuza duhet ti toleroj UÇK-ja mbi supet e veta me propozime të Serbisë.

Konsideroj që këto veprime janë vazhdimësi e përpjekjeve të Serbisë dhe partnerve të dëgjueshëm të saj, për denigrimin, njollosjen dhe komprometimin e kësaj lëvizjeje politiko ushtarake, që mbrojti popullatën e Kosovës në vitet 1998 1999.

Është koha e fundit që Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, organet e drejtësisë, Eulexi dhe organet tjera ndërkombëtare ta rregullojnë urgjentisht problemin e listave të serbisë të pjesëtarëve të UÇK-së në Interpol. Sepse ky veprim i Serbisë me listat e veteranëve të UÇK-së, është veprim ilegal kundër Kosovës.

Prandaj Qeveria e Kosovës sa më parë duhet të marrë masa në këtë drejtim, sepse akuzat e Serbisë në këtë drejtim janë krejtësisht të pa baza. Padrejtësia ndaj veteranëve të UÇK-së që ua mohon atyre të lëvizin të lirë, sipas skenarëve serbë e bënë të pabesueshme punën e Interpolit dhe organeve tjera të sigurisë dhe drejtësisë ndërkombëtare.

Hysni Gucati Kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit