4.5 C
Pristina
Wednesday, November 13, 2024

Rreshterit të Policisë së Kosovës i digjet vetura, dyshohet për hakmarrje për shkak të detyrës

Rekomandime

Munish Avdiu është rreshteri i Policisë së Kosovës në Vushtrri, vetura e të cilit është gjetur e përfshirë nga zjarri. Kështu kanë bërë të ditur burime të Gazetës Sinjali.

- Advertisement -

Sinjalizues të Gazetës Sinjali kanë bërë të ditur se vetura është në emër të djalit të rreshterit Avdiu. Ndërkaq dyshohet se djegia e veturës ka ardhur si hakmarrje për shkak të detyrës së rreshterit policor.

Për këtë rast, Gazeta Sinjali ka tentuar të marrë më shumë informacione por përkundër insistimit, zëdhënësi i Policisë në Mitrovicë, Avni Zahiti ka ridërguar informacionet që kanë qenë në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

“Sa i përket rastit në fjalë ju lutem i referohemi informacionit të dhënë në raportin 24 orësh. Zjarrëvënie/ Vushtrri: Viktima mashkull kosovar ka raportuar se vetura e tij e tipit private VW Golf VI është përfshi nga zjarri. Njësitë policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes por zjarrin e kishin fikur familjarët e viktimës. Zjarri dyshohet se ishte shkaktuar qëllimisht nga ndonjë person i dyshuar pasi në vendin e ngjarjes janë gjetur dy shishe me lëndë djegëse që dyshohet të jetë benzinë. Në veturë janë shkaktuar dëme nga zjarri dhe ende nuk dihet motivi i rastit. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në përgjigjen e Zahitit.

- Advertisement -

Gazeta Sinjali ka kontaktuar edhe me Avdiun, por ai nuk ka pranuar të japë më shumë informacione për këtë rast.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit