4.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Hoxha nga Peja tregon për gjendjen e tij shëndetësore, i cili fillimisht nuk u testua nga IKSHP

Rekomandime

Hoxha nga Peja, Drilon Gashi, i cili është shtrirë në repartin e Pulomologjisë, ka treguar për gjendjen e tij shëndetësore i cili po dyshon që është i infektuar me koronavirus.

Gashi a përmes Facebook’ut ka treguar se po ndihet shumë më mirë pasi ka marrë terapi antiCovid.

- Advertisement -

Ndryshe nga hera e kaluar, hoxhës nga Peja sot i është bërë teste për koronavirus, ndërsa është në pritje të rezultatit.

Ai ditë më par kishte thënë se nuk i ishte bërë testi për koronavirus edhe pse ishte në gjendje të rëndë, me arsyetimin e mjekëve se nuk ka teste mjaftueshëm.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Përshëndetje familjarë, miq, dashamirë!
Fillimisht dua t’ju falenderoj nga zemra të gjithëvë për lutjet dhe përkrahjen tuaj të sinqertë. Ishte një infuzion shpirtëror që nuk do ta harroj kurrë.
Siç po e vëreni nga kjo foto, tani po ndjehem shumë mirë. Ky është infuzioni i dytë (terapia anti-covid) që po e marr në Anbulantën e Emshirit (tjetër kund nuk po e japin).
Pas insistimeve, arrita më në fund ta bëja edhe testin te reparti i Pulmologjisë ku edhe isha kontrolluar herën e parë, pas Emergjencës. E falenderoj doktorin Arbër Ismaili për këtë gjë.
Përndryshe pa u shtrirë në spital, Specialistika (Ambulanca për Coronavirus) nuk ka kompetencë tua bëj atë.
Rezultatin e testit ende nuk e kam pranuar, por e kam një binde, ja do ta bëj mysliman këtë viran, ja nuk ka me dalë i gjallë ma prej trupit tim ?.
Kam shumë për t’ju treguar. Shpresoj që së shpejti ta bëj edhe një video këshilluese ku do t’ju informoj me disa pervoja përsonale dhe anomalitë tona si shoqëri kundrejt Covidit.
Qofshi në mëshirën e Zotit.
I juaji, Driloni ?.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit