Në Kosovë nesër pritet të rikthehen reshjet e shiut.
Do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell dhe vranësira të cilat ditën e mërkurë vende-vende parashihen të shoqërohen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-31 gradë Celsius.
Indeksi UV do të jetë i lartë, kryesisht në orët e mesditës. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-8m/s.