Gegë Prenaj, pjesëtar i Policisë së Kosovës, ka humbur sot betejën me koronavirusin, raporton Kosova ime.
Lajmin e ka bërë të ditur për Gazetën Sinjali Kastriot Prenaj, familjar dhe koleg i të ndjerit.
“Sot ka ndërruar jetë kolegu dhe familjari im, Gegë Prenaj. Ka qenë i prekur me koronavirus dhe tash e një muaj ka qenë duke u trajtuar me oksigjenoterapi në Klinikën Infektive në QKUK”, ka thënë Prenaj.
Pusho në paqe Baca Gegë Prenaj!????
Gepostet von Kastriot Prenaj am Mittwoch, 12. August 2020
Kujtojmë se, gjatë ditës së sotme ka vdekur edhe një pjesëtar tjetër i Policisë së Kosovës nga Prizreni, i cili dyshohet se ishte i infektuar me COVID-19.