Një futbollist i ri i Kombëtares së Kroacisë, Luka Lucic ka ndërruar jetë në një aksident rrugor në Gjermani.
16-vjeçari ka ndërruar jetë në një përplasje me trenin, derisa mediat në Kroaci bëjnë të ditur se ai është Luka Lucic, shkruan “Zeri.info”.
Futbollisti i talentuar kroat fillimisht pësoi lëndime të rënda dhe më pas u transferua me helikopter në spitalin ku iu dha ndihma mjekësore.
Megjithatë, kjo nuk mjaftoi dhe ai ndërroi jetë.
Sipas policisë gjermane, Lucic ishte duke vozitur me bicikletën e tij në shtegun e bicikletave, derisa në vijën hekurudhore, e kishte goditur treni.
Shoferi i trenit nuk arriti të parandalojë përplasjen me sportistin kroat.
Ndryshe, Luka debutoi për Kombëtaren e Kroacisë në shkurt të këtij viti dhe ai ka bërë deri më tani tri paraqitje.