7.1 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Simptomat që shfaqin fëmijët e infektuar me virusin COVID-19, ekspertët të shqetësuar për hapjen e shkollave

Rekomandime

Një numër i madh i shkollave dhe universiteteve në disa shtete kanë filluar të hapen. Ajo që po i mundon të gjithë prindërit është se, a do të jenë të sigurt fëmijët nga infektimi me COVID-19?

- Advertisement -

“Fëmijët thjesht nuk kanë pasur shumë kontakte me mjedisin e jashtëm”- tha korrespodenti kryesor i mjekësisë për CNN, Dr Sanjay Gupta.

“Ndërsa ne po shohim që fëmijët dita ditës kanë më shumë kontakte me njerëzit jashtë, ne po shohim që numrat po rriten me një ritëm gjithnjë e më të shpejtë. Kjo është arsyeja pse unë jam i shqetësuar për shkollat”- shtoi ai.

Simptomat e COVID-19 janë të njëjta tek fëmijët sikurse tek të rriturit., sipas ekspertëve.

- Advertisement -

“Nëse shikoni listën e gjatë të simptomave si bllokim, kollë, ethe, humbjen e ndjenjës së aromës, të gjitha këto mund të ndodhin si te të rriturit ashtu edhe te fëmijët” -tha O’Leary.

Shenjat e tjera kryesore përfshijnë vështirësi në frymëmarrje, skuqje, veçanërisht ajo që po përhapet shpejt, mungesë energjie dhe problemet e mbajtjes së një fëmije zgjuar, tha pediatri Dr. Daniel Cohen.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit