Greqia po torturon në mënyrë ç’njerëzore mijëra shqiptarë

    0
    88

    Artan Hoxha shpërthen ndaj grekëve pas situatës së rënduar në Kakavijë ku mijëra shqiptarë presin në radhë në kushte çnjerëzore.

    Gazetari i quan racistë, antishqiptarë e ksenofobë.

    “Kur gjejnë një vend më të vogel dhe më të dobët se vetja, edhe pse është anëtar i NATO-s (Shqipërinë), e shkelin me këmbë dhe i bëjnë gangsterin…

    Kur bien në hundlesh dhe u del përpara nje shtet me i forte, po anëtar i NATO-s (Turqinë), që të kërcet dhëmbët e të merr me shqelma, i ankohen Amerikës dhe BE-së.

    Rracistë, ultranacionalistë, antishqiptarë, ksenofobe, dhunues…

    Kur u tregojnë vendin, ankohen se po u shkelën të drejtat, si vend i NATO-s dhe BE-së, se po i kërcënojnë, qurraviten, jargaviten”, shkruan Artan Hoxha. 

    Kujtojmë se Greqia ka vendosur si kusht tamponimin e personave që hyjnë në kufi, si dhe po punon me 3 sportele, teksa pala shqiptare po punon me 8 sportele.