3 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Turqia e gatshme për luftë me Greqinë, ngre në ajër avionët F-16

Rekomandime

Tensioni mes Turqisë dhe Greqisë është rritur pas përplasjes së anijeve dy ditë më parë në Egje.

- Advertisement -

Sëfundmi, mediat turke raportojnë se Forcat Ajrore të Turqisë kanë ngritur në ajër 8 avionë të tipit F-16, të cilët janë të pajisur me raketa ajër-ajër “të gatshme për të qëlluar në rast rreziku”.

Hurriyet raporton se 8 avionët F-16 do të qendrojnë në ajër gjatë gjithë kohës duke patrulluar në zonën detare ku është duke kryer kërkime anija “Oruç Reis” dhe do t’i përgjigjen çdo provokimi nga ushtria greke, raporton abcnews/

Avionët turq janë të pajisur me raketa “AIM-9 Sidewinder”, të cilat janë armatimi standard i këtij lloj avioni në raste të tilla.

- Advertisement -

Dy netë më parë, gjatë tensionit në Egjeun Lindor u shënua një përplasje fizike mes fregatës turke “Kemal Reis” dhe asaj greke “Lemnos”.

Greqia e cilësoi aksident, kurse Turqia provokim, ndërsa Erdogani kërcënoi se do t’i përgjigjeshin çdo lëvizjeje të ngjashme të grekëve.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit