2.8 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Ky është 10- vjeçari që u përplas për vdekje sot në Kakavijë

Rekomandime

Ky është 10- vjeçari që u përplas sot nga një autoambulancë në Kakavijë.

- Advertisement -

Nëna e cila e kishte vendosur djalin në një hije peme nuk e ka vënë re që fëmija iu shkëput nga duart. Në atë moment është dëgjuar nga të gjithë përplasja e fortë dhe britma e nënës. Fatkeqësisht djali 10 vjeç i quajtur Samuel Ndoj humbi jetën.

Mësuesja dhe gazetarja Lindita Kokaj i ka bërë një dedikim prekës për Samuelit në “facebook” ku shprehet se ikja e tij ka tronditur mbarë opinionin.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

“(Duke u kërkuar ndjesë familjarëve për përdorimin e fotove nga profilet e tyre sociale).
Ky është S.Nik Ndoj, i cili vetëm pak ditë më parë mbushi 10 vjeç, që së bashku me prindërit dhe vëllain po shtegtonin në Greqi, por ëndrra e tij u pre në mes si pasojë e një aksidenti të ndodhur pikërisht në radhet kilometrike të shtegtarëve të përvuajtuar në Kakavijë.

Siç u mësua nga mediat që raportuan nga vendi i ngjarjes, ndarja tragjike nga jeta e këtij ëngjëlli, erdhi nga përplasja e një autoambulanca, mjet i cili ka mision për të shpëtuar jetë dhe jo për të marrë jetë.

- Advertisement -

Zemra e tij rrahu së pushuari në këtë rrugë ku prindërit e tij dhe me mijra shqiptarë kanë shtegtuar në këto 30 vite në kërkim të ëndrres së tyre të vrarë.
Kjo tragjedi jo vetëm për familjen, por edhe për ne të gjithë është e papërballueshme në një kohë të tillë, kur jemi “të vrarë” psikologjikisht dhe nga pandemia, pasi të ndodhur në “udhëkryq”, nuk e dimë se nga vdekja po na vjen.

Data shënon 15 gusht dhe Lezha e Besëlidhjes që në vitin 2006 e ka pagëzuar me emrin “Dita e Shtegtarëve”. Një ditë simbol në respekt të emigrantëve,të gjithë atyre qytetarëve, familjarëve, të rinjve e të rejave, të cilët sakrifikuan jetën dhe rininë e tyre duke lënë vatrat dhe familjet në kërkim të një ëndrre të re.

Që në vitin 2006 është vendosur në qender të qytetit , obelisku i shtegtarëve, mbi të cilin është gdhendur një mesazh kuptimplotë “Mirënjohje, respekt dhe dashuri ndaj atyre që shtegtuan me vdekjen në kërkim të ëndrrës së vrarë të një kombi”.

Vogëlushit kallmetor gjatë shtegtimit me familjen e tij, ëndrrat ju prenë në mes pikërisht në këtë 15 gusht 2020 ku me mijra emigrantë po përballen me radhët e gjata në Kakavijë.
SAMUEL, u prehsh në paqe! Shën Eufemija e Kallmetit të ndriçoftë shtegtimin tënd në rrugen e Parajses!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit