7.3 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

A jeni imun ndaj virusit edhe pasi jeni shëruar nga COVID-19? Zbuloni çfarë thonë studimet

Rekomandime

Pyetja që të gjithë duan të një përgjigje: Sa kohë jemi të mbrojtur nga ri-infektimi me COVID-19, pasi të jemi shëruar nga sëmundja dhe çfarë do të thotë kjo në të vërtetë?

- Advertisement -

Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) përditësoi udhëzimet rreth karantinës, ku pohohej se njerëzit që janë rikuperuar nga koronavirusi nuk kanë nevojë të karantinohen ose të testohen përsëri brenda tre muajve, por agjencia sqaroi në një deklaratë për CNN-in, që nuk do të thotë se njerëzit janë imun ndaj ri-infektimit.

“Personat që kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, nuk kanë nevojë të karantinohen ose të testohen sërish brenda tre muajve për sa kohë që nuk zhvillojnë simptoma”, thuhet në udhëzimin e CDC-së.

Një zëdhënës i CDC-së tha se udhëzimi është: “bazuar në shkencën më të fundit në lidhje me COVID-19 që tregojnë se njerëzit mund të vazhdojnë të rezultojnë pozitiv brenda tre muajve pas diagnozës dhe të mos jenë infektues për të tjerët”, shkruan Telegrafi.

- Advertisement -

“Megjithatë kjo shkencë nuk nënkupton që një person është imun ndaj ri-infektimit me SARS-CoV-2, virusi që shkakton COVID-19, në tre muajt e ardhshme pas infektimit. Të dhënat e fundit thjesht sugjerojnë që ri-testimi nuk është i nevojshëm për një periudhë tre mujore pas infektimit fillestar, përveç nëse personi shfaq simptoma të coronavirusit dhe ato nuk mund të shoqërohen me një sëmundje tjetër”, thuhet në deklaratën e CDC-së.

“Unë mendoj se ky virus është shumë ngjitës, siç do të thoshin britanikët”, tha mjeku William Schaffner, profesor i mjekësisë parandaluese dhe sëmundjeve infektive në Shkollën e Mjekësisë Universitare Vanderbilt në Nashville, i cili nuk ishte i përfshirë në udhëzimin e CDC-së.

- Advertisement -

“Ne mendojmë se antitrupat bashkëveprojnë me mbrojtësit e tjerë të trupit, por vërtet nuk e dimë se për sa kohë”, tha Schaffner.

Në pyetjen se: “A mundet personi që ka krijuar antitrupa të fillojë të takohet me të tjerët ose të ndalojë së vendosuri një maskë, për shembull? Mjeku thekson se “Absolutisht jo”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit