3.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Dy ministrat e Qeverisë së Kosovës arrijnë në “Tokën e Premtuar”

Rekomandime

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Hardinaj-Stublla së bashke me Ministrin e Drejtësisë, Selim Selimi kanë arritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Haradinaj-Stublla përmes një postimi në Facebook ka treguar se së bashku me ministrin Selimi do të takohen me zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit, Këshillit për Siguri Nacionale, Institutit të DASH për Shërbimin e Jashtëm, Këshillin Atlantik, dhe Fondacionin Heritage.

- Advertisement -

Ministrja Haradinaj-Stublla së bashku me ministrin Selimi do të takohen edhe bashkëatdhetarë që jetojnë e veprojnë në ShBA.

Ky është postimi i plotë i Ministres së Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla:

Përtej Atlantikut, bashkë me Ministrin e Drejtësisë, Selim Selimi, arritëm në tokën e bekuar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

- Advertisement -

Me qëllim të thellimit të mëtejmë të marrëdhënieve tona bilaterale, dhe të forcimit të koordinimit të politikës së jashtme të Kosovës me atë të SHBA-ve, do të zhvilloj takime me zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit, Këshillit për Siguri Nacionale, Institutit të DASH për Shërbimin e Jashtëm, Këshillin Atlantik, dhe Fondacionin ‘Heritage.’

Poashtu, do të takoj bashkëatdhetarët shqiptaro-amerikan, për të diskutuar prioritetet tona politike drejt unifikimit të veprimeve dhe avancimit të interesave tona të përbashkëta.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit