11.7 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Histori e dashurisë së madhe, dhëndrri u sëmurë para dasme me Covid 19, nusja shkon në spital me vello dhe martohet me të

Rekomandime

Grace Leimann dhe Carlos Muniz, çifti nga Texasi në SHBA kishin datën e martesës në mes të korrikut. Por, dhëndrri u infektua me COVID 19 dhe gjendja e tij u përkeqësua duke ia pamundësuar martesën.

Gjendja e Carlos vetëm sa po përkeqësohej në spital dhe më pas u desh të transferohej në reanimacion. E fejuara e tij, Grace ishte konsultuar me një nga mjekët e spitalit për t’i bërë atij befasinë e jetës.

- Advertisement -

Grace veshi fustanën e nusërisë dhe në koordinim mje mjekun kujdestar vendosi të futej në dhomën e të dashurit. Atij i kishte përgatitur një kostum montazh duke ia vënë mbi shtrat.

Familjarët e Carlos ishin të ftuarit e vetëm në këtë ceremoni mbresëlënëse. Ajo iu afrua të dashurit tek shtrati në spital duke mos i lejuar të flas por duke i konfirmuar se janë të martuar që nga ai moment.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit