Barcelona zgjedh trajnerin e ri

    0
    120

    Barcelona do t’i besohet trajnerit holandez, Roland Koeman për sezonin e ardhshëm.

    Sipas Fabrizio Romanos, Barca ka vendosur që ta punësoj në krye të shtabit teknik trajnerin e Holandës, shkruan Indeksonline.

    Ai do të zëvendësoj në “Camp Nou” Quique Setienin i cili dështoi në të gjitha kompeticionet.

    Lajmi zyrtar pritet të lansohet së shpejti derisa është e sigurt që Koeman do të jetë trajneri i ri i Barcës.

    Barcelona ka zhvilluar sezonin më të dobët në 15 vitet e fundit.