2.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Sondazhi i CNN: Reduktohet përparësia e Biden ndaj Trump

Rekomandime

Reduktohet avantazhi i Joe Biden ndaj Donald Trump në garën për Shtëpinë e Bardhë. Sipas një sondazhi të CNN, dyshja Biden-Kamala Harris gëzon 50 për qind të mbështetjeve ndërsa ajo mes Trump dhe Mike Pence 46 për qind.

- Advertisement -

Vlen të theksohet se diferenca prej 4 për qind, përkon pikërisht me marzhin e gabimit të sondazhit.

CNN thekson se avantazhi i Biden ndaj Trump rritet në 53 për qind kundrejt 46 për qind, mes 72 për qind të votuesve që thonë se janë ekstremisht ose shumë entuziast për të votuar në vjeshtë, por ajo ngushtohet mes zgjedhësve që jetojnë në shtetet që pritet të kenë ndikimin më të madh zgjedhor në muaji nëntor.

Ndërkaq, nis punimet konventa demokratike, e para që do të zhvillohet virtualisht në historinë e Shteteve të Bashkuara. Ajo do të zgjasë deri më 24 gusht.

- Advertisement -

Në të njëjtat ditë presidenti amerikan do të flasë në 4 shtete, Uiskonsin, Pensilvani, Minesota dhe Arizona. Konventa republikane ndërkaq, do të mbahet nga 24 në 27 gusht.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit