Policia në Gjermani po përballet me një hetim pasi oficerët u filmuan duke e vendosur një djalosh në tokë dhe u gjunjëzuan në qafën e tij, përderisa po përpiqeshin ta prangosnin.
Pamjet nga video të postuara në mediat sociale tregojnë se si një oficer gjerman ia shtrëngon duart burrit pas shpinës dhe tjetri ia vendos gjurin në qafë.
Ky debat në Gjermani vjen pas protestave në të gjithë botën të nxitura nga vdekja e George Floyd, një afrikano-amerikan i paarmatosur në SHBA, i cili vdiq pasi oficerët e policisë u gjunjëzuan në qafë me gjithë thirrjet e tij të “Unë nuk mund të marr frymë”.
Incidenti gjerman, i cili ndodhi rreth orës 7.30 pasdite në Qytetin e Vjetër të Dusseldorfit, më 15 gusht, tani është duke u hetuar, raporton Euronews.
Oficerët fillimisht u thirrën në një restorant në Dusseldorf, ku u raportua për trazira që kishin shkaktuar 10 persona, tha policia gjermane.
German police are investigating the video after two officers restrained the boy, with one kneeling on his neck.
More videos here: https://t.co/hhDQuQ1top pic.twitter.com/RylMe6Q66P
— SkyNews (@SkyNews) August 18, 2020