3.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Nëna i vdiq nga Covid, i biri ndërroi jetë pasi u shërua!

Rekomandime

Rreth tre javë më parë Alfred Koçi do të dilte në njërin prej ekraneve të medias shqiptare me një apel për të gjithë qytetarët për të mos neglizhuar rrezikshmërinë e koronavirusit.

- Advertisement -

I riu qëndronte me maskën e oksigjenit afër gojës dhe kishte vështirësi të dukshme në frymëmarrje. Për abcnews, ai do të shprehej se e gjithë dita i shkon duke u munduar që të marrë frymë dhe se pikërisht kjo ishte koronavirusi.

Fatkeqësisht Koçi ndërroi jetën pasditen e djeshme në Tiranë, pak ditë pasi ishte shëruar nga koronavirusi. Ai qëndroi për rreth 22 ditë në spitalin infektiv në Tiranë dhe doli i shëruar prej atje. Në dalje mori vesh lajmin e rëndë, se koronavirusi ia kishte marrë jetën nënës së tij. Pavarësisht se qëndronin në të njëjtin spital, mjekët nuk i kishin treguar për lajmin e rëndë ende dhe prisnin përmirësimin e tij.

Pasi doli nga spitali, sërish gjendja shëndetësore e Alfred Koçit u përkeqësua. Ai kishte vështirësi në frymëmarrja dhe pas një trompoze në mushkëri u detyrua të shtrohej sërish në spital, atje dhe ku ndërroi jetë ditën e djeshme.

- Advertisement -

Më poshtë reportazhi i kryer nga abcnews, ku mes të tjerëve personazh është dhe Alfred Koçi, i cili dha një mesazh për të gjithë shqiptarët.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit