10.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Lul Raka: Mund të këtë gabim teknik në testimin e futbollistëve të Prishtinës në Gjibraltar edhe në Kosovë

Rekomandime

Mikrobiologu, Lul Raka, nuk ka përjashtuar mundësinë e ndonjë gabimi teknik në testimin e futbollistëve të Prishtinës, transmeton Kosova ime.

- Advertisement -

Prishtina nuk arriti që ta zhvilloi dje ndeshjen e parë të fazës parakualifikuese në Ligën e Europës në udhëtim te Lincoln Red Imps, shkaku i 8 futbollistëve që kishin rezultuar pozitiv me koronavirus te ‘bardhekaltërit’.

Stafi dhe futbollistët e Prishtinës ishin testuar edhe nga IKSHPK në Kosovës para nisjes drejt Gjibraltarit, ku të gjithë kishin rezultuar negativ. Mirëpo, në testimet e bëra në Gjilbraltar rezultuan pozitiv 8 futbollistë dhe si pasojë ndeshje nuk u zhvillua fare, teksa tani po pritet një vendim final nga UEFA lidhur me këtë ndeshjes.

Mikrobiologu, Lul Raka, nuk ka përjashtuar mundësinë e ndonjë gabimi teknik në testimin e futbollistëve të Prishtinës.

- Advertisement -

“Mund të ketë gabim teknik në testimin e futbollistëve të Prishtinës në Gjibraltar edhe në Kosovë” – ka deklaruar Raka në ‘InfoMagazine’.

Kujtojmë se futbollistët e FC Prishtinës janë ritestuar në mëngjesin e sotëm, pas kthimit në Kosovë dhe janë në pritje të rezultateve.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit