8.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Haradinaj e konfirmon: Takimi i krerëve të koalicionit, të hënën në orën 15

Rekomandime

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka treguar se kur do të zhvillohet takimi i krerëve të partive të koalicionit qeverisës, i cili ishte paraparë të mbahej sot, para se të shtyhej.

- Advertisement -

Haradinaj ka thënë se takimi, në të cilin pritet të flitet kryesisht për dialogun me Serbinë, para takimit të 2 shtatorit në Uashington, do të zhvillohet më 24 gusht.

“Takimi do të mbahet të hënën, në orën 15”, ka bërë të ditur ai në Kanal10.

Takimi i koalicionit, i paraparë për sot, u shty për shkak të Fatmir Limajt.

- Advertisement -

Nga Nisma Socialdemokrate kanë treguar për Gazetën Express se lideri i partisë, Fatmir Limaj, nuk gjendet në Kosovë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit