2.6 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Pas Aja Sofias, Erdogan e shndërron në xhami edhe kishën historike Chora

Rekomandime

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan riktheu kishën historike Chora, një nga ndërtesat më të famshme bizantine të Stambollit, në një xhami, një muaj pasi hapi të famshmen Aja Sofian.

- Advertisement -

Kisha mesjetare e Shpëtimtarit të Shenjtë në Chora, e ndërtuar pranë mureve të qytetit antik të Kostandinopojës, përmban mozaikë dhe afreske bizantine të shekullit XIV-të që tregojnë skena nga tregimet biblike, raporton reuters.

Ata u suvatuan pasi qyteti u pushtua nga osmanët në vitin 1453, por u nxor përsëri në dritë kur – si Aja Sofia – ndërtesa u kthye në një muze nga republika laike e Turqisë më shumë se 70 vjet më parë.

Erdogan, partia (AKP) e të cilit ka rrënjë islamike, ka pozicionuar veten si “udhëheqës” të myslimanëve të Turqisë gjersa iu bashkua dhjetëra mijëra adhurues në lutjet e para në Aja Sofia.

- Advertisement -

Kujtojmë se vitin e kaluar një gjykatë turke anuloi një vendim të qeverisë së vitit 1945 duke e kthyer Choran – e njohur si Kariye – në një muze të drejtuar nga Ministria e Arsimit.

Kisha u ndërtua në këtë pjesë të qytetit në shekullin e IV-të, por shumica e ndërtesave ekzistuese datojnë të shekullit të XI-të, e cila u rindërtua pjesërisht 200 vjet më vonë pas një tërmeti.

- Advertisement -

Erdogan nuk tregoi se kur besimtarët do të kryejnë obligimet fetare në Chora, ose çfarë rregullimesh do të bëheshin për veprat e artit të krishterëve.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit