0.9 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Intervista skandaloze e ministres Haradinaj/ 7 minuta, 7 pyetje, 5 kontradikta elementare

Rekomandime

Ministrja Meliza Haradinaj-Stublla ka dhënë një intervistë për Zërin e Amerikës, e cila u konsiderua skandaloze nga Faton Bislimi.

Përmes një statusi të bërë në Facebook, Bislimi tha se për 7 minuta sa foli, Stublla ka bërë 5 kontradikta elementare.

- Advertisement -

Madje, ai edhe ironizoi duke thënë se “Me rëndësi, moti i mirë po merr në Washington këto ditë…”.

Statusi i plotë:

1. Paska ardhë në Washington për të “riafirmuar” marrëdhënjet tona me SHBA-të, por në të njejtën kohë nuk e ka thënë asnjë fjalë të vetme për rolin historik të lobit tonë në Washington, DC që tash e më shumë se tri dekada e ka sforcuar miqësinë tonë unike me SHBA-të?!

- Advertisement -

2. Po tregon se si “organizatorët” e takimit të 2 shtatorit qenkan “ende në fazën e parapërgatitjeve” për takimin në mes Kosovës e Serbisë, por në të njejtën kohë po thot se ka biseduar me ta për temat që do të diskutohen?!

3. Po kërkon që “SHBA-të të kenë lidership” në arritjen e marrëveshjes finale me Serbinë, por në të njejtën kohë nuk e thot asnjë fjalë për të argumentuar këtë kërkesë duke ‘harruar’ se “lidership” më të madh sesa emërimi i një të derguari special nga vet Presidenti i SHBA-ve pikërisht për këtë çeshtje nuk mund të ketë?!

- Advertisement -

4. Po tregon se si Serbia “nuk ka treguar konstruktivitet asnjëherë” vis-a-vij çështjes së Kosovës, por në të njejtën kohë nuk po insiston apo të pakten argumenton që është vetëm faktori ndërkombëtar dhe veçanërisht SHBA-të që mund dhe duhet ta mbajnë Serbinë përgjegjëse?!

5. Po mundohet të argumentojë që çështja e dialogut me Serbinë është “proces shumë i rëndësishëm që nuk i takon një partije politike,” dhe se “vazhdojnë t’i besojnë Kryeministrit Hoti,” por në të njejtën kohë po insiston që pikërisht partija e saj ka të “deleguar personin specifik, Ministrin e Drejtësisë Selim Selimi,” për këtë proces, si “përfaqësues i partisë” së vet?!

— Në një intervistë më të shkurtër se 7 minuta, në vetëm 7 pyetje, ka të paktën 5 kontradikta elementare (logjike, politike, dhe diplomatike)… Me rëndësi, moti i mirë po merr në Washington këto ditë…

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit