Sot rreth orës 15:30 në lagjen Dardania të Prishtinës është plagosur një person me armë zjarri derisa Policia është duke kërkuar një person si të dyshuar.
Lajmin e kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës.
“Sot rreth orës 15:30, policia ka marrë informatën për një plagosje me arme zjarri në lagjen Dardania në Prishtinë.Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes. Bazuar në të dhënat fillestare, nga arma e zjarrit është pjagosur 1 person. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor.”