Djali i ish-deputetit të LDK’së vdes nga koronavirusi

0
200

Një person ka vdekur nga koronavirusi në Deçan.

Lajmin për vdekjen e tij e bëri të ditur kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, përmes një postimi në Facebook.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëvendasit tonë Xhavit Alimusaj nga Strellci (djali i veprimtarit dhe ish-deputetit Nimon Alimusaj) i cili humbi jetën në përballje me virusin COVID-19. Ju lutem kujdesuni për shëndetin tuaj e respektoni udhëzimet, sepse tani nuk është koha për mosbindje. Ngushëllime të sinqerta familjes”, ka shkruar Ramosaj.

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëvendasit tonë Xhavit Alimusaj nga Strellci…

Gepostet von Bashkim Ramosaj am Samstag, 22. August 2020