Prej më shumë se një jave, Bjellorusia është përfshirë nga një valë protestash masive kundër udhëheqësit jetëgjatë të saj Alexander Lukashenko, menjëherë pas daljes së rezultatit paraprak të zgjedhjeve, të cilat nxorën përsëri presidentin aktual fitues.
Që prej asaj dite rrugët e Minsk-ut janë mbushur nga qytetarët bjellorusë të cilët kanë kërkuar dorëheqjen e Lukashenkos por ky i fundit duket se nuk ka ndërmend të dorëzohet edhe pse gjatë këtyre protestave janë shënuar edhe viktima.
#Belarus hier à Minsk, nouvelle grande manifestation pacifique contre Loukachenko, dont le régime espère une escalade pour pouvoir rester au pouvoir.
Images symboles d’un pouvoir fini mais prêt à tout.#BelarusProtest #BelarusFreedom pic.twitter.com/WLxelK3FMT— cedric mas (@CedricMas) August 24, 2020
Ndërkohë mbrëmjen e djeshme janë publikuar disa pamje që padyshim janë më të mirat e ditëve të fundit në Minsk.
Siç shihet në video, protestuesit kanë filluar të këndojnë përballë barrierës së trupave policore ndërsa një prej tyre i bie edhe kitarës duke treguar një shembull qytetarie.