13.3 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Ilir Tolaj: Po fitojmë imunitet kolektiv

Rekomandime

Infektologu Ilir Tolaj në një deklarim për Gazetën Blic tha se numri më i vogël i raste të reja me Covid 19 po vjen si pasojë e infektimit në numër të madh të qytetarëve që rrjedhimisht i ka bërë qytetarët imun ndaj virusit.

- Advertisement -

“Ramja e numrit të rasteve ësht si pasojë e rritjes së numrit të infektuerve që po bjen një imunitet kolektiv në Kosovë, e jo nga masat që janë marrë, arma e vetme e Kosovës është infektimi i madh i njerëzve që të fitohet imuniteti“, u shpreh ai.

Sipas Tolajt, Kosovës do t’i vijë vonë rendi ta marrë vaksinën por edhe kur do e merr aty sipas tij do të “gjuhen” politikanët që ta marrin e qytetarët do e marrin me vonesë.

“Vaksina shpejt do të jetë në vendet e zhvilluara por jo edhe për Kosovën, meqënëse jemi vend i vogël do e marrim ma vonë dhe jo për gjithë qytetarët por do e marrin puntorët shëndetësorë, policia e edhe politikanët do të gjuhen aty, popullata nuk do e marrë shpejt vaksinën”, deklaroi ai.Tolaj tha se edhe këtë vit do të ballafaqohemi me pandeminë deri sa të fitojmë imunitet kolektiv.“Edhe këtë vit do ballafaqohemi me pandeminë, do të kemi raste të reja. Nëse numri i infektimeve mbahet në këtë nivel shpejt do të arrijmë imunitet kolektiv më të qëndrueshëm që do e zvogëlojë numrin e ta bëjë më të përballueshëm”, tha Tolaj për Gazeta Blic

- Advertisement -

Tolaj deklaroi se numri i të vdekurve është i madh si pasojë e një sistemi jo adekuat të kujdesit ndaj pacientëve në kujdesin intensiv.“Problem është numri i rasteve të vdekjes që vjen si pasojë e një pakujdesie të shërbimeve në Qendër Klinike Universitare, ku ka sistem jo adekuat të kujdesit ndaj pacientëve në kujdesin intenziv, por kjo nuk mund të ndërrohet shpejt prandaj do kemi akoma të vdekur nga virusi”, deklaroi ai.Sot për Gazetën Blic u deklarua edhe Mikrobiologu, Lul Raka i cili tha se numri i të vdekurve do të ulet pas dy apo tri javësh.

“Ditë më të mira do të vijnë. Sot, është numri dy shifrorë pas një kohe të gjatë por trendi i vdekjeve nuk përcjellë drejtpërdrejtë numrin e rasteve. Sipas ekspertëve të statistikës numri i vdekjeve do të ulet dy javë deri tri javë pas uljes së numrit të rasteve. Do të thotë ky trend i vdekjeve do të vazhdojë edhe disa ditë e përkon me kohën e uljes së rasteve që e ka përcjellë Kosovën në 10 ditët e fundit”, deklaroi Raka

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit