4.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Miftaraj: Mandati i Speciales vazhdohet automatikisht, kërkesa për Kuvendin lojë e Thaçit

Rekomandime

Te infektuar: 12.547 Sheruar: 8.657 Vdekur: 480

- Advertisement -

Miftaraj: Mandati i Speciales vazhdohet automatikisht, kërkesa për Kuvendin lojë e Thaçit

Lajme
Gazeta Express25/08/2020 15:08
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot i ka dërguar një letër Kuvendit të Republikës së Kosovës, përmes së cilës ka kërkuar amandamentimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Kreu i shtetit ka kërkuar që të ndërrohet njëra nga pikat e Ligjit, ku flitet në mënyrë specifike për mandatin e Gjykatës Speciale.

Thaçi ka kërkuar që të fshihet teksti i pikës 13 të Nenit 162 ku thuhet se “ Mandati i Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar do të zgjasë për një periudhë pesë (5) vjeçare, përveç nëse njoftimi i përfundimit të mandatit në pajtim me Ligjin No.04/L-274 bëhet më herët”, dhe të zëvendësohet me “mandati i Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar të zgjas deri atëherë kur njoftimi për përfundimin e mandatit të bëhet nga Këshilli i Bashkimit Evropian në konsultim me Qeverinë e Republikës së Kosovës”.

- Advertisement -

Një kërkesë të tillë të presidentit, Ehat Miftaraj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, po e sheh si lojë politike. Miftaraj thotë se s’ka nevojë për një amandamentim të tillë, meqë Speciales i vazhdohet në mënyrë automatike mandati, nëse Këshilli i BE’së nuk vendos për të kundërtën.

“Amendamenti Kushtetues që është në fuqi lidhur me themelimin e Gjykatës Speciale e ka përcaktuar mjaftë qartë se mandati i kësaj gjykate është pesë vjet, më përjashtim nëse nuk do të ketë një njoftim nga anë e Këshillit të Bashkimit Evropian, për përfundimin e mandatit të kësaj gjykate, që mund të përkthehet se mandati i Speciales vazhdon edhe pas pesë viteve nëse një njoftim i tillë nuk vjen. Mandati i Gjykatës Speciale vazhdohet në mënyrë automatike dhe nuk ka fare nevojë për një amendament shtesë nga ana e Kuvendit të Kosovës”, ka thënë Mfitaraj për EO.

- Advertisement -

Miftaraj ka thënë se Thaçi po bën lojë politike, duke shtuar se megjithatë një kërkesë e tillë e kreut të shtetit s’ka implikime juridike.

“Nuk do të kishte logjikë që çdo pesë vite t’i vazhdohet mandati kësaj gjykate kur mund të jenë rastet në vazhdim e sipër. Në këtë kuptim kërkesën e presidentin Thaçi e shohë më shumë si një lojë politike të tij, por që nuk mund të ketë pasoja juridike lidhur me vazhdimin e mandatit të kësaj gjykate”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit