7.1 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Ish-ambasadori amerikan: Trump do të propozojë modelin izraelit për Kosovën

Rekomandime

Ish-ambasadori amerikan Uliam Montgomeri ka vlerësuar se Vuçiq nuk guxon të lëshojë rastin për marrëveshje në dobi të Serbisë, nën konstatimin se koha po kalon, sepse ka gjasa që presidenti Trump të mos fitojë edhe një mandat dhe Biden është mbështetës i Kosovës dhe shqiptarëve, shkruan “Kurir”.

- Advertisement -

Montgomeri para takimit të 4 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë, vlerëson se tash në zgjidhjen e çështjes së Kosovës është përfshirë edhe shkëmbimi i territoreve dhe me rëndësi është ritmi, ndërkohë që pret se do aplikohet “modeli izraelit” që në mes gushtit u arrit në marrëveshjen historike mes Izraelit edhe Emirateve.

“Vuçiq duhet të kuptojë se Trump ka gjasa të humb në zgjedhje dhe Bajden është i prirur kah Kosova në kufijtë aktual. Do të thotë duhet të veprojë tash ose të humb përgjithmonë ndoshta rastin për zgjidhje të kësaj çështje”, tha ai.

Montgomeri porositi Beogradin “Me kujdes shikoni datat”.

- Advertisement -

Ajo që Trump dëshiron, sipas ish-ambasadorit, është momenti i shtrëngimit të duarve para kamerave kur liderët të paralajmërojnë marrëveshje për “rrugën e ardhshme”.

“Kjo do përfshinte shkëmbim territori, ndërsa fakti kyç është se Trump pastaj bazuar se liderët arritën marrëveshje, ajo të realizohet menjëherë”, mendon ai.

- Advertisement -

Ai shtoi se kur bëhet fjalë për çështjen e Kosovës, duhet pasur parasysh se BE dhe ShBA duan që të marrin merita për marrëveshjen dhe nuk duan të ndajnë me palën tjetër.

Plusi i kësaj marrëveshje, sipas Montogomeri, do të ishte hap i jashtëzakonshëm për zgjidhjen e problemit mes Kosovës dhe Serbisë dhe për Trump rezultat dhe pikë në politikën e jashtme për zgjedhjet e nëntorit.

“Tash kyçe është shpejtësia, një herë kur ndryshon territori vështirë se kthehet mbrapsht”, tha ai, duke theksuar se duhet shikuar paralajmërimin e Trump për marrëveshjen paqësore izraelite.

Marrëveshjen e njëanshme ai e ka autorizuar Natanjahun ta realizojë në vepër.

“Ky mund të jetë model në këtë rast. Shkasi i vetëm i Trump për paraqitje është arritja e marrëveshjes. Nuk ka shumë brengë për regjionin”, tha Montgomeri, por Grenell dhe kolegët duhet të marrin në konsideratë nëse mund të nxjerrin marrëveshje.

“Nëse paraqitet Trump, do të jetë aty për të shtyrë, shumë fuqishëm atë marrëveshje”, tha ai.

Montgomeri shton se për atë marrëveshje shumë shoqata joqeveritare do shikonin negativisht dhe shumëkush mund të vë aksentin në komplikimet e mundshme, por në të njëjtën kohë pyet: “Cilat grupe etnike do ëndërronin të bëjnë diçka ngjashëm”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit