Ka ndërruar jetë kryetari i nëndegës së LDK-së në Raskovë, Hyseni Jeliu, raporton Gazeta Blic.Lajmin e ka bërë publik Mehmet Krasniqi i LDK-së, përmes një postimi në Facebook.“Një jetë të tërë në shërbim të atdheut, një protagonist aktiv i të gjitha zhvillimeve të historisë së re të Kosovës, një prind i dashur, një koleg i ҫmuar, një njeri i kompletuar me karakter, moral e pastërti shpirtërore…”, ka shkruar ai.
Njoftimi i plotë:
Lajmi i hidhur e i kobshëm për ndarjen nga jeta të mikut tim, Kryetarit të Nendegës së LDK-së në Raskovë, Hysni Jerliut, tronditi jo vetëm familjen e tij por edhe miqtë, kolegët, bashkëveprimtarët dhe ҫdo qytetarë të komunës sonë.Një jetë të tërë në shërbim të atdheut, një protagonist aktiv i të gjitha zhvillimeve të historisë së re të Kosovës, një prind i dashur, një koleg i ҫmuar, një njeri i kompletuar me karakter, moral e pastërti shpirtërore…
Një përballje dinjitoze me sëmundjen deri në momentet e fundit të jetës.Se ishte solidar e shpirtbardhë , dëshmon edhe një nga komunikimet që kisha me të në telefon, ku edhe pse po përballej rëndë me sëmundjen, përҫonte mesazh që të kemi kujdes me këtë sëmundje të kohës.Familje e nderuar Jerliu, pranoni ngushëllimet e mia të thella për ndarjen nga jeta të birit tuaj Hysit. Mundeni dhimbjen me kujtimin e përhershëm për Hysin si personalitet me karakter e virtyte të cilat do t`ia kishte lakmi ҫdo njeri.
NGUSHËLLIME!