1.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Pas vendimit të Qeverisë për nisjen e mësimit, SBASHK-u vjen me një kërkesë: Do të ishte mirë që mësimi të shtyhej edhe për disa ditë

Rekomandime

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari në një prononcim për Gazeta Blic tha se shumica e shkollave nuk janë gati për të filluar mësimin.Kjo deklaratë e tij vjen pas vendimit të Qeverisë për hapjen e shkollave nga 1 shtatori.“Sa patëm takim virtual me Komunat dhe Këshillin Drejtues, ku ata deklaruan se shkollat nuk janë të përgaditura për fillimin e vitit të ri shkollor, me përjashtim të disave“, deklaroi Jashari për Gazeta Blic.

- Advertisement -

Kryetari Rrahmani tha se ndoshta do të ishte më mirë që mësimi të shtyhej edhe për disa ditë që të mundësohet përgaditja e duhur e objekteve shkollore për fillimin e vitit të ri shkollor, në mënyrë që shkollat mos të shëndrrohen në vatra të reja të shpërndarjes së virusit.Ai deklaroi se do të mbahet edhe një takim nesër në mëngjes ku do të flitet edhe me qeverinë për të diskutuar për fillimin e vitit të ri shkollor.E kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, për Gazeta Blic deklaroi se komuna e tij është e gatshme për fillimin e mësimit.

“DKA dhe shkollat janë qe një kohe të gjatë duke u përgaditë dhe janë të gatshme në komunën e Deçanit për fillimin e mësimit, ne nuk shohim pengesa për fillimin e vitit shkollor me përjashtim të ndoshta një ose dy shkollave“, deklaroi Ramosaj për Gazeta Blic.Edhe kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi për Gazeta Blic deklaroi se shkollat e komunës së tij janë gati për fillimin e mësimit.“Ne i kemi marrur rekomandimet e Ministrisë së Arsimit, ne jemi të përgaditur për çdo verzion që vjen nga niveli qendror dhe jemi të gatshëm me fillu, besoj se gjithçka do të shkoj mbarë” tha ai për Gazeta Blic.E sipas tij për rrezikshmërinë e shpërndarjes së virusit janë Ministria e Arsimit dhe IKSHPK.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit