11.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Jo të gjithë duan të puthen me Brad Pitt: Aktorja tregoi tmerrin që përjetoi

Rekomandime

Vitin e kaluar u shënua 25 vjetori i premierës së filmit “Interview with the Vampire” dhe me atë rast aktorja vendosi të flasë për përvojën e saj të pakëndshme gjatë realizimit të njërës nga skeat, transmeton Gazeta Metro.

- Advertisement -

Kirsten Dunst zbuloi se puthja e saj e parë me Brad Pitt në ekran ishte puthja e saj e parë në jetën reale, por që ishte një përvojë e tmerrshme për të.

Aktorja amerikane mori një rol në filmin ” Interview with the Vampire ” në 1994, asokohe ajo ishte vetëm 11 vjeç. Dunst kishte një skenë ku puthej me Brad Pitt, i cili atëherë kishte tridhjetë vjeç.

“Ishte e neveritshme. Unë qëndroj prapa kësaj deklarate. Do të ishte e dhimbshme nëse një vajzë njëmbëdhjetë vjeçare do ta dëshironte këtë. Ne sigurisht do të thoshim se diçka nuk është në rregull me atë fëmijë,” tha ajo.

- Advertisement -

Disa vjet më parë, ajo zbuloi se si një adoleshente nuk ishte aspak e interesuar të puthte një aktor joshës të Hollywood’it si puna e Pitt.

“Të gjithë në atë kohë po thoshin: Sa me fat je që ke puthur Brad, por unë mendova se ishte e neveritshme. Nuk putha me askënd tjetër derisa isha 16 vjeç.

- Advertisement -

Sidoqoftë, Kirsten gjithmonë kishte vetëm fjalë të mira për Brad, por edhe Tom Cruise me të cilët luajti.

“Ishin shumë të dashur, ato xhirime ishin diçka që nuk e kisha përjetuar më parë. Ata më trajtuan sikur unë të isha motra e tyre e vogël. E dija që ishin yje, unë isha fanse e tyre,” tha ajo e ftuar në një emision.

Ndryshe thuhet se roli i bërë nga Dunst në këtë film ka qenë arsyeja e suksesit të aktores në Hollywood.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit