Momente paniku kanë përjetuar pasagjerët në aeroportin e Londrës, teksa një person që kishte thyer rregullat e karantinës dhe ishte futur në avion, ndonëse ishte pozitiv me Covid. Pamjet tregojnë tre zyrtarë të veshur me të bardha që hyjnë në avion ndërsa ekuipazhi mundohet të mbajë të qetë pasagjerët në ulëset e tyre.
Udhëtarët thuajse u qetësuan kur mbërriti ekipi shëndetësor dhe e nxori jashtë të infektuarin për ta dërguar në një zonë izolimi në aeroport.
Ulësja dhe vendi rreth tij u dezinfektuan menjëherë, përpara se avioni të fluturonte drejt destinacionit, Piza. Edhe pse pasagjeri i infektuar mbante maskë, të tjerët u frikësuan për shkak të infektimit të mundshëm.
“Për një kohë shumë të shkurtër, më pak se 10 minuta, të gjithë ishin të ulur në aeroplan para nisjes. Kishte pak rrezik të transmetimit të koronavirusit pasi të gjithë mbanin maska për fytyrën”, thuhet në një njoftim të aeroportit Stansted.