Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një shtetas serb pasi kishte tentuar t’i korruptojë zyrtarët policorë në kufirin Kosovë – Serbi.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 14:15, ku i dyshuari duke drejtuar një kamion nga Serbia për në Kosovë me qëllim të përfitimit të shërbimeve të shpejta kufitare ka provuar të japë ryshfet e më pastaj është arrestuar.
“DHENIE E RRYSHFETIT: Prishtine 27.08.2020-14:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull serb shtetas i Serbisë pasi qe i njëjti duke drejtuar një kamion në drejtim të Republikës së Kosovës nga Republika e Serbisë dhe me qëllim të përfitimit të shërbimeve më të shpejta kufitare ka dashur t’i korruptojë zyrtarët policorë të kufirit duke ju ofruar dhënie parash si ryshfet. Me vendim te prokurorit i dyshuari dërgohet ne mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.