Anëtarja e LDK-së, Melihate Tërmkolli, përmes një statusi në Facebook ka thënë se në këto “momente historike për vendin tonë, me këto veprime, Ramush Haradinaj dhe Vjosa Osmani po i ndihmojnë Vuciqit”.
“Në momente historike për vendin tonë, me këto veprime, Ramush Haradinaj dhe Vjosa Osmani a po i ndihmojnë Vuciqit!”, ka shkruar Tërmkolli.
Këto deklarata të ish-deputetës së LDK-së kanë ardhur pasi që kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka bërë thirrje kryeministrit Avdullah Hoti, që të mos nënshkruajë marrëveshjen me Serbinë në Shtëpinë e Bardhë, pasi sipas tij, aty përfshihet edhe Liqeni i Ujmanit.
Haradinaj tha se nëse arrihet marrëveshja, që përmban edhe çështjen e Ujmanit, atëherë as e ardhmja e koalicionit qeverisës nuk është e sigurt.